U përplas teksa po kalonte vijat e bardha në Tiranë, këngëtarja rrëfen tmerrin e përjetuar

Mediale Vip

U përplas teksa po kalonte vijat e bardha në Tiranë, këngëtarja rrëfen tmerrin e përjetuar

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 08:17
Vjollca Haxhiu

Këngëtarja e muzikës popullore, Vjollca Haxhiu ka rrëfyer për aksidentin që i ndodhi në Tiranë teksa po kalonte vijat e bardha. Ajo tregon se ishte bashkë me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut.

“Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha.

Makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikletë dhe direkt e tek  mua, unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë.

Jam e lumtur që ka kaluar ky moment, projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat