Elon Musk bllokoi Kanye West në Twitter, shkak Hitleri!

Mediale Vip

Elon Musk bllokoi Kanye West në Twitter, shkak Hitleri!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 09:20
Kanye West

Twitter pezulloi llogarinë e reperit Kanye West të premten pasi muzikanti postoi një imazh të një Ylli të Davidit.

Llogaria e West u bllokua për “nxitje të dhunës”, tha shefi i Twitter, Elon Musk.

Kanye West më parë kishte shkaktuar sërish zemërim me deklaratat admiruese për Hitlerin dhe nazistët.

“Më pëlqen Hitleri” dhe “I dua nazistët”, tha 45-vjeçari në një intervistë me teoricienin e njohur të konspiracionit të ekstremit të djathtë Alex Jones të enjten.

“Unë shoh gjëra të mira edhe te Hitleri”, tha poashtu muzikanti dhe stilisti, i cili e ka riemërtuar veten Ye dhe e ka mbuluar tërësisht fytyrën me një maskë të zezë gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat