Jennifer Lopez e di shumë mirë cili print i gardërobës është hit absolut këtë sezon

Mediale Vip

Jennifer Lopez e di shumë mirë cili print i gardërobës është hit absolut këtë sezon

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Jennifer Lopez

Si një ikonë moderne e modës, J.Lo e di se veshjet me tweed janë jashtëzakonisht të njohura këtë sezon

Diva latine Jennifer Lopez është fotografuar me bashkëshortin Ben Afleck dhe me fëmijët e tyre në Santa Monika, ku kanë shkuar familjarisht për të blerë pemën e Krishtlindjeve.

Prindërit krenarë kanë marrë me vete fëmijët e tyre për këtë blerje festive.

Për ta kjo është diçka e veçantë, duke qenë se ky është Viti i Ri i parë që e presin si një çift bashkëshortor.

Për këtë rast të bukur, J. Lo kishte veshur xhinse të gjera dhe një bluzë të bardhë, ndërsa kurora e veshjes ishte një pallto e gjatë që prekej pak në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat