Viti i Ri e kthen Kim Kardashian te vesi i vjetër

Mediale Vip

Viti i Ri e kthen Kim Kardashian te vesi i vjetër

Më: 1 janar 2023 Në ora: 13:19
Kim Kardashian

Teorikisht, Viti i Ri përkon me fillime të reja, por për Kim K, edhe për rikthime te veset e vjetra.
 
Ylli 42-vjeçar tha se ka nisur të pijë nga pak pikërisht në moshën 42-vjeçare ato pije që ne fëmijët ballkanas i kemi rrëkëllyer qysh në fëmijëri. Po, për kafenë dhe pijet alkoolike e kemi fjalën.
 
“Ndihem sikur duhet ta lëshoj pak veten”, tha Kim për podkastin “Goop” dhe në fakt, s’e ka keq. 
 
Por, pse ky ndryshim tani?

Sepse Kim tha: “Sepse, përse jo? Mendoj se punoj shumë dhe përqendrohem në disa gjëra…Gjithë ditën pas shkollës, takime për testimin e produkteve, takime mbi paketimet dhe gjithçka rreth SKKN...Thjesht nuk ndihem rehat nëse ulem dhe nuk bëj asgjë. Kështu që, tani shpenzoj më shumë kohë me miqtë, marr një pije dhe rri pak më vonë, gjëra që nuk i bëja më parë”, tha Kim.

Dhe pijet e preferuara? Pineapple dhe tequila, por shots ama.

“Një shot pineapple dhe një shot tequila. Pi 2 shots-a dhe ndihem shumë mirë. Bëj qejf”, shtoi ajo dhe në fakt, Kim e dehur duket shumë interesante.

Kur të mbarosh punën dhe takimet, na bëj një zë Kim. Le të kthejmë bashkë ndonjë shot tequila dhe të kërcejmë me “My Love” nga Greta Heta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat