Megan Fox duket e panjohur me ndryshimin e ri, shfaqet me stilin e flokëve bob

Mediale Vip

Megan Fox duket e panjohur me ndryshimin e ri, shfaqet me stilin e flokëve bob

Më: 28 janar 2023 Në ora: 23:01
Megan Fox

Megan Fox duket e panjohur teksa debutoi në Instagram me transformimin e saj të ri, me stilin e flokëve bob.

Aktorja e “Transformers” i ka thënë lamtumirë flokëve të saj të gjata dhe e ka ndërruar atë me një pamje bionde elegante dhe me plot sharm.

Mamaja 36-vjeçare bëri një postim në rrjetet sociale, ndau një selfie të zjarrtë ku tregoi pamjen e re.

Image
Megan Fox

Megan u përpoq të dukej sa më mirë para kamerës, gjersa bëri po ashtu një grim të mahnitshëm.

Pamja e re vjen pasi Megan bëri një postim në Instagram duke thënë se po kërkon të dashur të ri.

Image
Megan Fox

Ylli i famshëm theksoi se po “kërkon një të dashur” për të përmirësuar jetën e saj romantike.

I fejuari i mamasë së tre fëmijëve, Machine Gun Kelly, iu përgjigj lutjes së saj duke i lënë një koment në postim.

Megan shkroi: “Aktualisht kërkoj një të dashur. Ju lutemi dorëzoni aplikimet në Instagram”.

Ylli ka qenë e hapur për seksualitetin e saj në të kaluarën duke diskutuar disa herë për tërheqjen ndaj burrave dhe grave.

Në vitin 2009 ajo pozoi në kopertinën e Esquire dhe konfirmoi statusin e saj biseksual në intervistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat