Shqipja e “Përputhen” e acaruar pse nuk e kanë ftuar në BB VIP: Unë i djeg klikimet, numëroj miliona

Mediale Vip

Shqipja e “Përputhen” e acaruar pse nuk e kanë ftuar në BB VIP: Unë i djeg klikimet, numëroj miliona

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 09:31
Shqipe Hysenaj

Nuk janë të paktë personazhet e “Përputhen” që i bashkohen spektakleve të ndryshme televizive. Të shumtë i janë bashkuar edhe Big Brother VIP duke u përballur me paragjykimin se nuk janë VIP-a.

Por ajo që nuk është përfshirë në BBV është Shqipe Hysenaj, fenomeni i “Përputhen 2”, në të njëjtin edicion me Tean.Ndjekësit e kanë pyetur se pse nuk është bërë pjesë dhe Shqipja është përgjigjur se nuk ka marrë ftesën.

“Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i shqpërisë…. Kisin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua. Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkruan ajo.

Ish-konkurrentja e Përputhen ka treguar mbështetjen për banorin më të ri, Bledi Manen të cilin e ka mik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat