Bojken Lako takohet me kryeministrin Albin Kurtitakohet me kryeministrin Albin Kurti

Mediale Vip

Bojken Lako takohet me kryeministrin Albin Kurtitakohet me kryeministrin Albin Kurti

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:57
Albin Kurti dhe Bojken Lako

Bojken Lako është një prej këngëtarëve më të njohur të zhanrit ‘rock’ në mbarë trevat shqiptare.

Ai është takuar së fundmi me një nga personalitetet më të njohura aktuale në Kosovë, kryeministrin Albin Kurti.

Lako ka publikuar në rrjetin social Instgram një fotografi nga takimi me Kurtin, gjersa ka shfrytëzuar rastin që përmes kësaj fotografie t’i urojë ndjekësit e tij për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar 15 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Respekt e Falenderime Albin Kurti”, kanë qenë fjalët e Bojken Lakos në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, Bojkon Lako muaj më parë shërbeu si producent artistik i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ky festival shpalli fituese Elsa Lilën me këngën “Evita”, gjersa përfaqësues të Shqipërisë në ‘Eurovision 2023’ u zgjodhën Albina dhe Familja Kelmendi me këngën e tyre “Duje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat