U kërkoi të performonin ditën e kurorëzimit, dy këngëtarët e njohur refuzojnë ftesën e Mbretit Charles III

Mediale Vip

U kërkoi të performonin ditën e kurorëzimit, dy këngëtarët e njohur refuzojnë ftesën e Mbretit Charles III

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:57
Mbreti Charles III, Adele dhe Ed Sheeran

Dy këngëtarët e njohur Adele dhe Ed Sheeran kanë refuzuar të performojnë në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

‘The Mail on Sunday’ ka zbuluar se artistëve iu kërkua të performonin pasi monarku i kishte kërkuar të ishin në koncert. Por, mesa duket Sheeran dhe Adele kanë thënë se ishin të zënë dhe nuk mundeshin të luanin në këtë event madhështor.

Mbreti ka sugjeruar disa artista të cilët dëshiron që të performojnë në event dhe Adele dhe Ed ishin pjesë e listës. Ai dëshironte shumë që ata të ishin pjesë e koncertit, por morën përgjigje duke thënë se nuk ishin të disponueshëm, gjë që ishte një zhgënjim masiv. Ata janë titanë të industrisë së shoëbiz-it dhe janë kryesisht britanikë, por edhe të njohur në mbarë globin. Është e turpshme”- u shpreh një burim pranë familjes mbrëtërore.

Sheeran, do të performojë në një shfaqje në Teksas një ditë para koncertit të Coronation. Ndërsa Adele, nuk ka asgjë shfaqje për të performuar atë ditë.

Ceremonia historike do të zhvillohet në Westminster Abbey më 6 maj dhe do të kryhet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat