Pas 81 ditëve, Arta Selimi largohet nga Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Pas 81 ditëve, Arta Selimi largohet nga Big Brother VIP Kosova

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 00:16
Arta Selimi

Arta Selimi është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova.

Aktorja, e cila qëndroi për më shumë se dy muaj brenda shtëpisë së famshme, u largua në spektaklin e natës së sotme (e premte).

Ajo ishte në nominim me banorët e tjerë: Brunon, Vedat Bajramin, Mbresën dhe Artan Thaçin.

Në qëndrimin prej më shumë se 80 ditësh, ajo tregoi shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës profesionale, por shpesh ishte e përfshirë edhe në debate me konkurrentët e tjerë.

Në biletën e fatit thuhej se ka përfunduar rrugëtimi i saj në Big Brother VIP Kosova.

Përkundër kësaj, Selimi këtë kohë ka fituar zemrat e publikut me gjithë ato që ka sjell brenda.

Duhet theksuar që kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat