Luizi sërish debat me Kiarën: Si banore s’të llogaris hiç!

Mediale Vip

Luizi sërish debat me Kiarën: Si banore s’të llogaris hiç!

Më: 1 mars 2023 Në ora: 22:39
Kiara dhe Luizi

Sapo u largua Eva Alikaj, menjëherë filluan diskutimet brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Luizi po bisedonte me Kristin dhe Dean për debatin që ai pati me Evën, kur në atë moment, në kuzhinë u fut Kiara.

Kiara i tërhoqi vëmendje Luizit për sjelljen e tij dhe i tha ta ndalonte diskutimin, sepse edhe mund të penalizohej.

Përgjigja e tij ishte shumë e ashpër ndaj Kiarës. Ai i tha asaj se nuk është askushi që t’i thotë “Mjaft”, ndërsa shtoi se Kiarën nuk e llogarit fare si banore në shtëpi.

Luizi shtoi se kur doli Ermiona ajo dhe të tjerët dolën të festonin jashtë, ndërsa me daljen e Evës, të gjithë u bënë “seriozë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat