JLo dhe Ben Affleck do të ribashkohen për një film pas 20 vjetësh

Mediale Vip

JLo dhe Ben Affleck do të ribashkohen për një film pas 20 vjetësh

Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:47
JLo dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film.

Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, një mundës që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.

Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre i mëparshëm, “Gigli” i vitit 2003, nuk u prit mirë, por duket Affleck është i emocionuar që do të punojë sërish me Jlo-në, tanimë gruaja e tij.

Filmi s’ka ende  një datë zyrtare të publikimit, por fansat janë emocionuar që tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat