Fifi sjell këngën e re “Mëkat”

Mediale Vip

Fifi sjell këngën e re “Mëkat”

Më: 20 mars 2023 Në ora: 10:31
Fifi

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Mëkat” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për producimin u përkujdes Apollo.

Videoja është realizuar nga produksioni i njohur shqiptar, Max Production.

Pavarësisht se po kalon një periudhë të bukur shtatzënie, 28-vjeçarja nuk është ndalur as me projekte të reja.

Ajo këtë kohë ka qenë duke punuar akoma për albumin e ri, nga i cili tashmë ka sjell disa këngë e bashkëpunime.

Veç tjerash, Fifi ka qenë tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, kanë zbuluar se po presin një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat