Pyetet se a do të futej në Big Brother VIP, Nushi: Është bërë problem edhe të refuzosh

Mediale Vip

Pyetet se a do të futej në Big Brother VIP, Nushi: Është bërë problem edhe të refuzosh

Më: 26 mars 2023 Në ora: 18:41
Reperi Nushi

Reperi Nushi, ka qenë i ftuar këtë javë në emisionin “Barber Shok”, në RTV Dukagjini.

Ai ka folur mbi më të rejat në karrierën e tij, gjersa në një moment është ngacmuar me një pyetje interesante nga moderatori Fis Juniku.

Nushi u pyet se nëse do të pranonte ndonjëherë të futej në shtëpinë e Big Brother VIP.

Dhe përgjigja e reperit ishte shumë interesante, pasi ai në një moment deklaroi: “S’po di, tash edhe mos me hi është problem, sepse edhe kur po del në lagje po është zbrazët kur jon këto spektakle. Megjithatë s’e di, kështu qysh ka ardhë puna edhe do të hyja”.

Përndryshe, moderatori i emisionit ka qenë vet pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai pati një qëndrim jetëshkurtër brenda shtëpisë, megjithatë për aq kohë sa ishte u kthye në një personazh mjaft të dashur për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat