Young Zerka dhe Majk sjellin këngën e re “Ku je bre”

Mediale Vip

Young Zerka dhe Majk sjellin këngën e re “Ku je bre”

Më: 27 mars 2023 Në ora: 08:47
Young Zerka dhe Majk

Artistët shqiptarë, Young Zerka dhe Majk, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Ku je bre” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet këngëtarët, kurse për producimin u kujdes Alandy.

Videoklipi ndërkohë u realizua nga produksioni i njohur shqiptar, Max Production.

Kënga, e cila është tejet ritmike, besohet që do të pritet mirë edhe nga publiku e fansat.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Young Zerkës.

Pak orë pas lansimit, kjo këngë mori mijëra klikime dhe komente pozitive të shumta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat