Në ditëlindjen e 24-të, Edon Zhegrova e prezanton makinën luksoze ‘Ferrari’

Mediale Vip

Në ditëlindjen e 24-të, Edon Zhegrova e prezanton makinën luksoze ‘Ferrari’

Më: 31 mars 2023 Në ora: 23:01
Edon Zhegrova

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, feston sot (e premte) ditëlindjen.

I lindur më 31 mars të vitit 1999, anësori kosovar ka mbushur plot 24 vite jetë.

Futbollisti i suksesshëm lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, teksa ka treguar se në këtë ditë speciale nuk kanë munguar as dhuratat.

Ai zbuloi se është bërë me një makinë luksoze Ferrari, ndonëse një të tillë e prezantoi edhe javë më parë.

“Sapo e mora për ditëlindjen time”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Zhegrova ka lindur në Gjermani, por ai u rrit në Prishtinë, ku prindërit e tij u kthyen pas përfundimit të Luftës së Kosovës.

Edoni debutoi me skuadrën e parë të Përfaqësueses së Kosovës në miqësore më datë 24 mars 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat