Johnny Depp kthehet në aktrim me “Jeanne Du Barry”

Mediale Vip

Johnny Depp kthehet në aktrim me “Jeanne Du Barry”

Më: 7 prill 2023 Në ora: 00:29
Johnny Depp

Drama historike “”Jeanne du Barry “, me personazh kryesor Johnny Depp në rolin e mbretit Louis XV , do të hapë Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë.

Drama historike e regjisorit-aktores franceze Maiwenn “Jeanne du Barry”, me Johnny Depp në rolin e mbretit francez Louis XV, është planifikuar për një premierë botërore në natën e hapjes së edicionit të 76-të të Festivalit të Filmit në Kanë, ka konfirmuar ‘Variety’.

Organizatorët e festivalit francez njoftuan të mërkurën se edicioni i këtij viti do të fillojë me filmin me regji dhe me protagonist aktoren dhe regjisoren franceze, Maïwenn, ajo luan kurtezanen e preferuar të Louis XV, Jeanne du Barry.

Filmi shënon rikthimin e Depp-it në aktrim pas një pauze tre-vjeçare pas betejës së tij të gjatë ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard , që kulmoi me një gjyq për shpifje të fituar nga Depp në dhjetor.

Filmi i gjashtë i Maiwenn, filmi i periudhës sillet rreth marrëdhënies së trazuar të mbretit francez dhe të dashurës së tij, Jeanne du Barry (luajtur nga Maiwenn), të cilën ai e solli në Pallatin e Versajës për të jetuar pranë tij edhe pse ajo nuk ishte fisnike.

“Jeanne du Barry” do të shfaqet premierë më 16 maj në Kanë dhe, duke iu përmbajtur traditës, do të shfaqet në të njëjtën ditë në teatrot franceze.

Festivali i Kanës njoftoi më herët se “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe “Killers of the Flower Moon” e Martin Scorsese do të bëjnë premierën e tyre botërore në festival muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat