Sherr mes Pique dhe vëllait të Shakirës, ndërhyjnë forcat e sigurisë

Mediale Vip

Sherr mes Pique dhe vëllait të Shakirës, ndërhyjnë forcat e sigurisë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:45
Pique dhe Shakira

Ish-futbollisti i Barcelonës, Pique është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij, këngëtares Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin Telemundo.

Pique udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut këtë të mërkurë, për të parë fëmijët e tij.

Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

Sherri ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat