“Ky është kokrra e legenit”, Iliri mbron Luizin dhe i kthen përgjigjen Efit

Mediale Vip

“Ky është kokrra e legenit”, Iliri mbron Luizin dhe i kthen përgjigjen Efit

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:14
Big Brother VIP Albania

Gjatë darkës së dy finalistëve të vitit të kaluar të “Big Brother VIP” me katër finalistët e këtij edicioni të reality show-t, nuk kanë munguar ngacmimet dhe batutat.

Teksa Donald Veshaj po pyeste Luiz Ejllin dhe Efi Dhedhes se çfarë raporti kanë tani me njëri-tjetrin, Efi thotë për këngëtarin se ‘është kokrra e legenit’.

Nga ana tjetër, Luizi vendosi që të mos i përgjigjej kësaj pyetje, pasi tha se i është bërë te dhoma e rrëfimit dhe mund të dalë gjatë ‘Prime’-t të finales së madhe që do të mbahet më 6 maj.

Por këtu ndërhyri Ilir Shaqiri dhe i dha një përgjigje epike Efit. Ai i kujtoi asaj natën kur ajo kishte pirë dhe Luizi i ka qëndruar pranë në çdo moment.

“Ndoshta ai mund të jetë kokrra e legenit, po ama kokën ta mbajti ai te lavamani kur ishe keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat