‘Kush është gati për këtë?’ – Diona Fona dhe Majk vijnë me duet

Mediale Vip

‘Kush është gati për këtë?’ – Diona Fona dhe Majk vijnë me duet

Më: 8 maj 2023 Në ora: 21:57
Diona Fona dhe Majk

Diona Fona dhe Majk janë në përgatitje të bashkëpunimit muzikor, të cilin do ta sjellin në një të ardhme të afërt.

Dyshja do ta kompletojnë projektin e ri edhe në aspektin vizual dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tyre të shumtë.

Përmes një fragmenti të këngës të shpërndarë në profilet respektive në rrjetet sociale, ata i kanë njoftuar fansat e tyre për duetin.

“Kush është gati për këtë?”, është përshkrimi që i ka vënë këngëtarja publikimit të saj duke etiketuar Kastriot Rexhën.

Bashkëpunimi me reperin Art, “Dimër”, është ndër realizimet e fundit muzikore të Dionës që është pritur shumë mirë nga fansat, derisa Majk në muajin e kaluar publikoi këngën “Para se me shku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat