Film për jetën e saj? Luana Vjollca: Kam dy vite që po e mendoj

Mediale Vip

Film për jetën e saj? Luana Vjollca: Kam dy vite që po e mendoj

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:40
Luana Vjollca

Luana Vjollca thotë se ka dy vite që po mendon të sjellë jetën dhe karrierën e saj në një film.

Pooor…

Nuk di nga t’ia fillojë.

Moderatorja ka realizuar së fundmi një seri me pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, ku u ka dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth çështejve të ndryshme.

Dikush i ka shkruar: “Luana, kur do bësh ndonjë film për jetën tënde? Se si ka ecur rrugëtimi yt nga fillimi deri tani?”

Kësaj pyetjeje moderatorja i është përgjigjur duke shkruar: “Kam minimum dy vite që po mendoj të bëj diçka, por ende nuk ia kam gjetur fillin”.

Aktualisht Luana ndodhet në Australi ku po pushon para projektit të saj të ri. Shumë shpejt ajo do sjellë në televizionin Klan formatin shumë të njohur ndërkombëtar “Love Island”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat