Nas Daily dhe Alyne i japin fund lidhjes

Mediale Vip

Nas Daily dhe Alyne i japin fund lidhjes

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:18
Nas Daily dhe Alyne

Youtuber-i Nas Daily dhe partnerja e tij, Alyne Tamir, i kanë dhënë fund lidhjes pas 6 vitesh.

Në një video 13-minutëshe të postuar në rrjete sociale, Nas dhe Alyne shpjeguan se si prioritetet dhe qëllimet e ndryshme nuk i lejuan që të qëndronin më bashkë.

“Ky është fundi. Alyne dhe unë po ndahemi. Ju ishit njerëzit e parë që e morët vesh për marrëdhënien tonë 6 vjet më parë. Ju ishit me ne në kohën tonë më të vështirë dhe më të mirë. Ju brohoritët për ne. Kjo është arsyeja pse ju gjithashtu meritoni ta dini fundin e marrëdhënies sonë. Kjo është videoja më e gjatë që kemi bërë ndonjëherë. 13 minuta. Shpresoj që kjo të ndihmojë dikë me marrëdhënien e tyre. Shpresoj që ata të shmangin gabimet tona para se të jetë tepër vonë. Unë dhe Alyne mbetemi miq. Nuk pendohemi. Të dua, Alyne.” – postoi 31-vjeçari në rrjete sociale.

Në komente, ai shtoi: “Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira! Është më e lehtë t'i mbajmë të gjitha problemet private. Por ne vendosëm të bënim të kundërtën. Është e rëndësishme të tregojmë të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën. Dhe çdo marrëdhënie mund të jetë e shëmtuar dhe e bukur në të njëjtën kohë! Rëndësi ka autenticiteti. Shpresoj ta keni vënë re se ne të dy jemi autentikë për ndjenjat tona.”

Nas Daily, emri i vërtetë i të cilit është Nusei Yassin, është një vlogger arabo-izraelit që filmon video zakonisht 1 minutëshe dhe i poston ato në rrjete sociale, ndërsa Alyne është një blogere udhëtimesh.

Ata janë një çift i njohur për audiencën shqiptare, kryesisht për shkak të përmasave që mori intervista e tyre në vitin 2018 në “Xing me Ermalin”. Gjatë emisionit, Alyne u pyet: “Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?”

“Kjo është shumë e papërshtatshme, nuk është as për të qeshur. Unë e di që jemi në Shqipëri dhe këtu gruaja nuk respektohet, por kjo është e tepërt. Jam e lodhur nga një botë që bën të tilla gjëra. Në Shqipëri gratë i trajtojnë si m*t, si objekte seksi,” u përgjigj ajo e përlotur.

Intervista e sikletshme u pasua nga të tjera reagime, në të cilat Ermal Mamaqi u shpreh se ata shfrytëzuan mundësinë dhe e kishin planifikuar reagimin, ndërsa Nas Daily dhe Alyne e konsideruan si shaka seksiste dhe mungesë respekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat