Çfarë ndodhi? Sara Hoxha i vë kryqin Luiz Ejllit pas përfundimit të BBV

Mediale Vip

Çfarë ndodhi? Sara Hoxha i vë kryqin Luiz Ejllit pas përfundimit të BBV

Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:40
Sara Hoxha dhe Luiz Ejlli

Sara Hoxhës i kishte mbetur edhe një gjë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllej e gjithë eksperienca e ‘Big Brother VIP Albania’.

Sot, ajo ka ndarë një video ku shfaqet duke i rënë me X fotos së Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë.

‘Kisha lënë diçka pa bërë’- thotë ajo teksa ndan momentin kur i bie me stilolaps fotos.

Kjo metodë u përdor për të gjithë banorët që u eliminuan apo larguan nga gara. E mesa duket për Luizin nuk u bë kjo në momentet e para, pasi i kishte kapur euforia e më pas festat.

Mbetet të shihet reagimi i Luizit pas kësaj video.

@luizejlliofficial_0 #meluizin #luizejlli #noizy ♬ original sound - LuizEjlliOfficial
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat