“Nuk është reale”/ Habit ish-banorja e BBV2, del kundër lidhjes Kiara-Luiz

Mediale Vip

“Nuk është reale”/ Habit ish-banorja e BBV2, del kundër lidhjes Kiara-Luiz

Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:45
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Diola Dosti ndërsa ka qenë e ftuar në “Breaking” ka folur në lidhje me çiftin Kiara Luiz, ndërsa e ka quajtur nisjen e marrëdhënies së tyre si të nxituar.

Ajo tregoi se nuk është takuar me asnjë banor që pas përfundimit të BBV2, dhe se ndër këto as me Nitën, që krijoji një afrimitet shumë të madh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Unë e kam thënë, mendoj se është i nxituar, sepse kam përshtypjen që një çift duhet të njihen shumë më shumë me njëri-tjetrin. Mbase shumë shoqëri që nisën aty, jashtë nuk kanë vijuar dhe ky është një indikator që tregon që jo çdo gjë që ndodh aty është reale.

Njerëzit kanë shumë ngjyra dhe unë mendoj që partnerët duhet t’i njohin të gjithë “ngjyrat” e njëri tjetrit”, tha ndër të tjera Diola për çiftin e shumëpërfolur Kiara-Luiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat