Në një romancë me Noizyn? Habit Keisi dhe zbulon si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Në një romancë me Noizyn? Habit Keisi dhe zbulon si qëndron e vërteta

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:50
Keisi Medini

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Keisi Medini, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Pasi foli pak për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja ka zbuluar se si ka nisur e gjithë vëmendja që ajo ka tani.

“Unë u bëra e njohur nga një portal ku babi kishte dhënë një intervistë dhe kishte përmendur që ka një vajzë. Aty nisi gjithçka dhe unë nisa të bëhem e njohur, u bëra fotomodele. Mikeshat e babit më merrnin në celular dhe më propozonin projekte të ndryshme”, tha bukuroshja.

Kohë më parë nëpër media u aludua një romancë mes reperit të njohur, Noizy dhe Keisit, si qëndron e vërteta?

“Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat