Titulli dhe zhanri i filmit ku do të shfaqet Olta dhe Luizi

Mediale Vip

Titulli dhe zhanri i filmit ku do të shfaqet Olta dhe Luizi

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 23:22
Olta dhe Luizi

Jemi njoftuar se Luizi dhe Olta do të kenë një bashkëpunim së bashku, një film ku do të jenë protagonist kryesorë.

Nga momenti që ky lajm u bë viral, të gjithë donin të dinin më shumë detaje.

.Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

 “Në kuadër të dashurisë“, është titulli i filmit, që sic duket i referohet frazës më të famshme ‘në kuadër të lojës’. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanrit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

Këto janë detajet e vetme mbi këtë projekt. Ende nuk është zbuluar data e publikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat