Ikona e Britain’s Got Talent, Susan Boyle rikthehet pas 14 vitesh në skenë

Mediale Vip

Ikona e Britain’s Got Talent, Susan Boyle rikthehet pas 14 vitesh në skenë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 12:59
Susan Boyle

Një ikonë e vërtetë e “Britain’s Got Talent” u rikthye në shfaqje për finalen e 2023 dhe ishte vetëm Susan Boyle.

Po, këngëtarja skoceze e cila tha: “Unë jam 47, por kjo është vetëm njëra anë e imja”, para se të niste të interpretonte një këngë shumë të veçantë.

Duke performuar me kastin e “Les Miserables” të ëest End, Susan, tani 62 vjeçe, në duet me Lucie Jones, 32 vjeç, për “I Dreamed A Dream”, melodinë e pëlqyer që ajo këndoi për audicionin e saj të parë 14 vjet më parë.

Por Susan nuk ishte e vetmja artiste nga e kaluara, siç mund ta mbani mend edhe Lucie nga “X Factor” në atë kohë.

Susan dukej në elementin e saj dhe shkëlqeu me një fustan blu të mbështjellë me temina, teksa goditi të gjitha notat e duhura, duke dëshmuar se nuk e humbi kurrë vokalin e veçantë.

Këngëtarja ndërkohë shpjegoi se ajo pësoi një goditje në tru vitin e kaluar.

“Ndihem mirë të jem këtu”, tha ajo.

Është shumë e veçantë për mua, prillin e kaluar pësova një goditje të lehtë dhe luftova për t’u rikthyer në skenë dhe ia kam dalë”, vazhdoi më tej ylli i famshëm.

Susan u bë me famë botërore në vitin 2009, pasi audicioni i saj në Les Mis u përhap jashtëzakonisht shumë.

E njëjta gjithashtu kishte albumin debutues më të shitur të të gjitha kohërave në 2009.

Nga ana tjetër, Në BGT 2023 fitues u kurorëzua komediani Viggo Venn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat