Avokatja e Depp flet për raportet me aktorin pas përfundimit të gjyqit

Mediale Vip

Avokatja e Depp flet për raportet me aktorin pas përfundimit të gjyqit

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 20:45
Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, së fundmi zbuloi se ajo është ende në kontakt me aktorin.

Një vit pas gjyqit mes hamshorit hollivudian dhe ish-gruas së tij, Amber Heard, avokatja thotë se ajo dhe persona të tjerë në ekipin e tyre ligjor, përfshirë Benjamin Chew, janë në kontakt me aktorin.

“Herën e fundit që fola me Depp ishte ndoshta disa muaj më parë, por ne korrespondojmë shumë. Ka një grup njerëzish që korrespondojnë me të dhe i dërgojmë mesazhe duke e uruar për suksesin e tij në vitin e fundit”.

“Ditëlindja e tij e madhe po vjen, kështu që jam e sigurt se do ta festojë – pavarësisht faktit se e lëndoi këmbën”, është shprehur ajo.

Vasquez gjithashtu vuri në dukje se ajo dhe kolegët e saj gjithashtu planifikojnë të marrin pjesë në një nga koncertet në turneun muzikor të Depp me grupin “Hollywood Vampires” që do të mbahen këtë verë.

“Ne ishim një ekip i tillë dhe jemi ende kaq të bashkuar dhe kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka sqaruar avokatja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat