Dea kërkon të dashur

Mediale Vip

Dea kërkon të dashur

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:31
Dea Michelle

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 2”, ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe për jetën e saj private.

Pyetje- A është në një lidhje Dea Mishel?

Dea: Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq.

Pyetje– Me cilët prej ish- banorëve të ‘BBV’ ka ruajtur Dea kontakte dhe shoqëri pas përfundimit të kësaj eksperience?

Dea: Më keni parë mjaftueshëm me Jorin, Kristin. Me Oltën flas në telefon shpesh po akoma nuk jemi takuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat