Aktorja e dashur për publikun flet për vështirësitë pas divorcit: Kisha probleme ekonomike, nisa çdo gjë nga e para

Mediale Vip

Aktorja e dashur për publikun flet për vështirësitë pas divorcit: Kisha probleme ekonomike, nisa çdo gjë nga e para

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 21:30
Aktorja e njohur, Ema Andrea

Aktorja e njohur, Ema Andrea ka folur “pa doreza” për ndarjen e saj nga bashkëshorti.

Aktorja ka zbuluar se ka pasur shumë vështirësi, ku padyshim përfshihet dhe ana ekonomike, megjithatë, ajo ka gjetur forcën për të ecur përpara në jetë dhe karrierë.

“Nuk është e lehtë për një grua t’ia dali vetëm. Divorci nuk është i lehtë për askënd. Pastaj, divorci në ato vite, artiste… Besoj ka pasur vështirësi të tjera, natyrisht fusim këtu dhe anën ekonomike. Nuk është vetëm paragjykimi, duhet të rinis çdo gjë nga e para, të paktën kështu vendosa unë. Kam nisur çdo gjë nga e para dhe në një shoqëri paragjykuese, ku dyert të mbyllen dhe për motive të moralit të shpikur se kësaj shoqërisë sonë i mungojnë disa parime dhe disa morale të të drejtave të njeriut, u bë shumë e vështirë. Por unë jam kapur fort pas dashurisë së familjes.

Për mua tani më është bërë si e natyrshme, që vështirësitë i marr si sfida që duhen kaluar, si një prag që duhet kaluar, ndaj nuk dorëzohem, ma ka mësuar jeta këtë gjë natyrisht. Duket dhe shembulli i mamit të ma ketë vënë këtë gjë, që të më vijë e natyrshme dhe natyrisht mbas teatrit, mbas artit në përgjithësi. Ajo që shpesh nuk kuptoj ndonjëherë kur vëzhgoj shfaqet apo ecuritë, aktrimin e disa kolegëve, se si nuk kuptojnë që sa liri është skena. Për mua, skena është liri, ka qene shpëtim dhe vazhdon të jetë shpëtim.

Sublimitetin e të shprehurit të asaj, që nuk do ta pranoje kurrë me veten, ta jep skena, por në të njëjtën kohë është dhe sakrificë e madhe se ti këtë e ndan, e lë për gjykim dhe pse fshehur mbas rolit apo pas regjisë me një audiencë të madhe dhe do kurajo, por në momentin që e ke arritur këtë kontakt, të paktën kjo është eksperienca ime, e vërtetuar dhe nga rrugëtimi ku kam lexuar jetë kolegësh, është si një liri, pasuri e madhe. Ndaj për mua të dalurit në skenë nuk do të jetë kurrë punë. Është një proces rritje në raport me veten, në të cilin përfshihet pasioni, fryma, liria”, rrëfeu aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat