Xhirimet përfunduan, zbulohet kur do të nisë transmetimi i “Kepi i Vip-ave”

Mediale Vip

Xhirimet përfunduan, zbulohet kur do të nisë transmetimi i “Kepi i Vip-ave”

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:16
Kiara Tito

Xhirimet për "Kepin e VIP-ave" kanë përfunduar. Lajmin e bëri të ditur vetë Kiara Tito me anë të një postimi në rrjete sociale.

Së fundmi është bërë e ditur se ky reality show do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel të dielën e 2 Korrikut.

Pjesë e këtij formati janë një pjesë e madhe e ish banorëve të Big Brother Vip, ku konkurrentët do të sqarojnë edhe disa nga dinamikat e mbetura pezull nga ky format. 

Mësohet se mes konkurrentëve janë Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Jori Delli, Shpat Kërleshi, Gerti Koxha si dhe ish konkurrent i Përputhen, Mevlan Shaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat