“Më vjen të dorëzohem, është një garë e pandershme!” - Rrëfimi i rrallë i Aurela Gaçes

Mediale Vip

“Më vjen të dorëzohem, është një garë e pandershme!” - Rrëfimi i rrallë i Aurela Gaçes

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:13
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe është rrëfyer si rrallëherë në një intervistë të ndjerë ku ka treguar se shpeshherë ka menduar të tërhiqet nga pasoni i saj për muzikën.

E ftuar në ‘Më prit në fundjavë’, artistja tha se në tregun muzikor ku shumë këngëtarë të rinj që mbulohen me xixa dhe marketing, dhe kjo e ka bërë atë shpesh të ndihet e dorëzuar.

“Durimin e kam më të kalitur se më parë, është ndryshimi i kohës që herë pas here më vjen të dorëzohem, ndjej që është një garë e pandershme. Është e mbuluar me shumë xixa, marketing ai që nuk e ka fuqinë e parasë ndihet i dorëzuar. Ndonjëherë e mendoj ta lë, por kur dal në publik e kuptoj që kjo është mbushja ime. Them ‘O zot, asnjëherë nuk e lë’. E kam të vështirë ta shoh veten larg skenës, më duket sikur do mohoj veten time. Në këtë vend u bëra, më dha dashuri, jam mirënjohëse ndaj atyre që më kanë duartrokitur."- tha ajo.

E pyetur nëse është e vështirë për të qenë gjithmonë në treg, Aurela tha:

“Është shumë vështirë për të qenë brenda kohës, ke disa ndjesi të tuat që mund të të quajnë dhe old school, apo e prapambetur. Pasioni nuk zhduket, unë duhet ta vë inteligjencën në punë dhe shpirtin tima ta vë në shërbim të pasonit, duke mos humbur dhe ata që më kanë dashur por dhe duke bërë fansa të rinj. Brezit të ri nuk ja merr do zemrën me këngën ‘Nata’ ndaj duhet të gjesh lidhje të reja me publikun e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat