59-vjeçari Brad Pitt mahnit fansat me pamjen rinore në finalen e Wimbledon

Mediale Vip

59-vjeçari Brad Pitt mahnit fansat me pamjen rinore në finalen e Wimbledon

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 00:11
Brad Pitt

Ai është një nga njerëzit më të pashëm të Hollywoodit pas gati katër dekadash në industri.

Reklama

Dhe Brad Pitt dëshmoi se ende mbetet i tillë pasi mahniti fansat ndërsa ndoqi ditën e fundit të Wimbledon të dielën, ku tregoi se mosha për të është veçse numër.

Ylli 59 vjeç, ishte në fokus të kamerave kur ato u larguan nga ndeshja e Carlos Alcaraz dhe Novak Gjokovic, ku yjet e ekranit u ulën në tribuna përkrah familjes mbretërore Princit William dhe Kate Middleton.

Duke treguar stilin dhe sharmin e tij, Brad i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për filmin e tij të ri “Apex”, veshi një bluzë polo me ngjyrë të kaltër, zinxhirë ari dhe syze dielli aviatori teksa shikonte finalen.

Duke e admiruar pamjen e tij, fansat mbetën të mahnitur nga ylli i filmit dhe paraqitja e tij e fundit.

Brad luajti rolin kryesor në filmin e vitit 2008, “The Curious Case of Benjamin Button” – një burrë që nuk di të plaket – gjë që dukej e përshtatshme duke pasur parasysh pamjen e tij rinore.

Nuk ishte vetëm Brad në mesin e yjeve që ndoqën nga afër finale, ndërsa një mori emrash të njohur ishin të pranishëm për ditën e fundit të Kampionatit.

Daniel Craig dhe Rachel Weisz u panë gjithashtu në tribuna. Ata u bashkuan edhe nga emra si Ariana Grande, Tom Hiddleston, Zaëe Ashton dhe Andrew Garfield.

Ndërsa shumë në Hollywood kanë mistere të mëdha për paraqitjet e tyre rinore, Brad ka folur më parë për pamjen e tij.

=Në një intervistë për Esquire, ai tha: “Ti plakesh, bëhesh më i çuditshëm dhe rehatia bëhet më e rëndësishme. Mendoj se është kaq e thjeshtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat