Familja mbretërore e Spanjës shkojnë së bashku në kinema për të parë filmin ‘Barbie’

Mediale Vip

Familja mbretërore e Spanjës shkojnë së bashku në kinema për të parë filmin ‘Barbie’

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:41
Familja mbretërore e Spanjës

Familja Mbretërore e Spanjës vazhdon pushimet në Palma de Mallorca. Mbrëmjen e së enjtes ajo zgjodhi të bënte një tjetër dalje publike për të shijuar një natë filmi si familje. Filmi që ata zgjodhën ishte “Barbie” dhe dikush do të priste që Mbretëresha Letizia të kënaqej me trendin ‘Barbiecore’, siç ka bërë në paraqitjet e mëparshme gjatë verës. Megjithatë, mbretëresha 51-vjeçare ka preferuar kombinimin e të bardhës me blunë.

Mbretëresha Letizia zgjodhi një këmishë të bardhë TCN me pantallona blu të lehta dhe sandale kamoshi nga marka Ria. Ajo e ka kompletuar ‘look-un’ e saj me një çantë të bardhë Ansa me vlerë 179 euro.

Familja mblidhet në shfaqjen e “Barbie”

Familja mbretërore e pa filmin me Margot Robbie dhe Ryan Gosling të enjten në mbrëmje. Letizia u shoqërua nga burri i saj Mbreti Felipe dhe dy vajzat e tyre, Princesha Leonor dhe Sofia. Në shoqërinë e tyre nuk mungonte nëna e mbretit, Sofia e Spanjës. Gjyshja dhe mbesat zgjodhën për pamjen e tyre fustane të ajrosura, verore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat