Tifozët shqiptarë ‘tallen’ me të dashurin e Loredanës, i përmendin Mozzikun gjatë ndeshjes

Mediale Vip

Tifozët shqiptarë ‘tallen’ me të dashurin e Loredanës, i përmendin Mozzikun gjatë ndeshjes

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:46
Cifti dhe Mozzik

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi dhe futbollisti i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, prej disa muajsh po shijojnë një lidhje dashurie.

Kjo romancë mori vëmendje të madhe dhe nuk shpëtoi pa u komentuar as në rrjete sociale.

E në këtë u përfshi edhe reperi Mozzik, me të cilin Lori ka qenë në lidhje për një kohë dhe kanë bashkë një vajzë.

Megjithatë, shpesh në rrjete sociale në komentet e postimeve të çiftit, fansat kanë përmendur emrin e këngëtarit.

Por, kjo gjë së fundmi ka ndodhur edhe në realitet në bazë të një videoje që u shpërnda në TikTok.

Derisa Adeyemi po bënte ngrohjen për ndeshjen e Champions League, ku skuadra e tij do të luante përball anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptarë dëgjohen duke përmendur emrin e Mozzik, por shihet se janë injoruar nga futbollisti.

“Ey Mozzikkk”, dëgjohet një person në video.

Karim nga ana tjetër është kritikuar për performancën e dobët dhe u tha se kjo erdhi pas lidhjes me Loredanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat