Capital T në përgatitje të albumit të gjashtë

Mediale Vip

Capital T në përgatitje të albumit të gjashtë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:58
Capital T

Ai është njëri prej artistëve më të pëlqyer e më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Fjala është për Capital T, i cili e ka dëshmuar këtë ndër vite me projektet që ka sjell.

Reperi i njohur veç kësaj ka realizuar edhe disa albume që janë pritur mirë nga fansat e publiku.

Në vitin 2010, Kapo publikoi albumin “Replay”, e në 2012 solli albumin tjetër të quajtur “Kapo”.

Në 2017 erdhi me “Winter Is Here”, gjersa në vitin 2020 lansoi një tjetër të titulluar “Skulpturë”.

I fundit album nga Trim Ademi (emri i vërtetë) quhet “Heart Broken Kids”, të cilin e solli në 2022.

Në një postim të ri në InstaStory, ai ka njoftuar se po vjen me albumin e gjashtë.

Image
Capital T

“Albumi i gjashtë është rrugës. Çfarë udhëtimi emocional”, ka shkruar ai në postim.

Pritet të shihet se çfarë po përgatit tani këngëtari i famshëm, ndonëse shquhet për projektet unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat