Aktori shpenzon shumën marramendëse për dekorimet e shtëpisë

Mediale Vip

Aktori shpenzon shumën marramendëse për dekorimet e shtëpisë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:21
Shtëpia e 55-vjeçarit ndodhet në Hidden Valley

Jamie Foxx ka pasur një vit shumë të vështirë në aspektin personal për shkak të problemeve shëndetësore, por kjo nuk e ka penguar atë të përgatitet për festat e fundvitit.

Aktori ka ndriçuar rezidencën e tij në Los Anxhelos me qindra dita të cilat mund të shihen edhe nga një distancë e largët.

Shtëpia e 55-vjeçarit ndodhet në Hidden Valley, jo shumë larg  shtëpisë së familjes Kardashians në Hidden Hills. Për dekorimet e shtëpisë janë harxhuar plot 10 000 dollarë.

Arsyeja pse ka kushtuar kaq shumë për të dekoruar shtëpinë  e aktorit të njohur është për shkak të sipërfaqes së madhe, shtëpia është plot 20,000 metra katrorë. Përveçse në rezidencë, drita janë vendosur edhe në pemët e oborrit. Foxx jeton në një rezidencë prej10.5 milionë dollarësh që ka një fushë basketbolli, një fushë tenisi, pishinë dhe një palestër të madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat