“Jo alkool”, Gani Gërmia thyen sërish rregullat – pi birrë menjëherë pas spektaklit

Mediale Vip

“Jo alkool”, Gani Gërmia thyen sërish rregullat – pi birrë menjëherë pas spektaklit

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:09
Ganiu u kap nga njëra prej disa kamerave duke konsumuar përsëri alkool.

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin më të ndjekur momentalisht në vend, Big Brother VIP Kosova 2, tre banorëve Bucit, Ganiut e Besit iu ndalua strikt përdorimi i alkoolit.

Ky vendim erdhi pasi të njëjtit një natë më parë nga përdorimi i tepërt i alkoolit kishin devijuar, duke sharë me nënë dy nga banorët e tjerë të këtij formati.

Vetëm pak orë pas spektaklit, ku rregull i ri u thye nga njëri banor i dënuar, e që është Ganiu. I njëjti u kap nga njëra prej disa kamerave duke konsumuar përsëri alkool.

Vendimi për moskonsumim të alkoolit nuk ishte i vetmi. Tre banorët janë të prangosur me njëri-tjetrin, teksa gjithashtu janë edhe në një televotim, ku njëri nga ta do të largohet të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat