Mariah Carey dhe Bryan Tanaka ndahen pas 7 vitesh dhe kjo është arsyeja

Mediale Vip

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka ndahen pas 7 vitesh dhe kjo është arsyeja

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Mariah Carey dhe Bryan Tanaka

Ka disa ditë që qarkullojnë thashetheme se Mariah Carey dhe Bryan Tanaka janë ndarë, por tashmë është konfirmuar. Këngëtarja dhe balerini janë bashkë që nga viti 2016, por mungesa e tij në turneun Merry Christmas One and All! që filloi në nëntor, bëri që fansat të dyshonin se diçka po ndodhte.

Page Six konfirmoi lajmin të mërkurën, me një burim që tha se diferenca e tyre 14-vjeçare në moshë është një arsye. Tanaka, i cili është 40 vjeç, nuk ka fëmijë dhe "dëshiron të ketë një familje", tha burimi i brendshëm, gjë që nuk përshtatet me rrethanat e Mariah Carey.

Carey, 54, ndan dy fëmijë me ish-burrin e saj, Nick Cannon, binjakët 12-vjeçarë Moroccan dhe Monroe.

Nuk ka detaje për kohën e saktë të ndarjes së tyre, por ata u panë për herë të fundit në mars. Siç theksohet nga media, nuk është hera e parë që ata ndahen. Disa vite më parë, në vitin 2017, Carey u nda me të, por ata u rikthyen së bashku shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat