Beyonce surprizon fansat me paraqitjen e papritur: Erdha sepse ju dua shumë

Mediale Vip

Beyonce surprizon fansat me paraqitjen e papritur: Erdha sepse ju dua shumë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 19:50
Beyonce

Beyonce bëri një paraqitje surprizë në një shfaqje speciale të filmit të saj "Renaissance" në Brazil të enjten, duke lënë pa fjalë fansat.

42-vjeçarja u shfaq në Salvador për të marrë pjesë në një festë "Club Renaissance" pas shfaqjes, ku ajo përshëndeti fansat e panumërt të pranishëm.

"Kam ardhur sepse ju dua shumë." tha ajo siç shihet në videot e shpërndara në X.

“Ishte shumë e rëndësishme të isha këtu, pikërisht këtu”, tha Beyoncé në një video tjetër.

Disa orë para paraqitjes së saj, këngëtarja postoi një foto të një avioni privat me një kalë të argjendtë - i përdorur për të promovuar albumin e saj - duke parë nga brenda.

Fansat vunë re gjithashtu se ajo ndryshoi vendndodhjen e saj në Instagram në Salvador, Bahia, Brazil, së bashku me një emoji të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat