Santiana mohon ta ketë sharë me rob shtëpie Bledi Manen e Gani Gërminë

Mediale Vip

Santiana mohon ta ketë sharë me rob shtëpie Bledi Manen e Gani Gërminë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 00:20
Santiana

Darka e sotme e banorëve të nominuar, ka ndeshur konkurrentët në fjalë me pyetjet pikante të publikut.

“Kur vet e ke ofenduar Ganiun, Bledin dhe Bucin me rob shtëpie, e tani reagon në këtë mënyrë ndaj Bucit, a nuk është pak vonë për këto reagime?”, ka qenë një pyetje për Santianën.

“Bledin, nuk e kam sharë, s’iu kam drejtuar askujt. Tek Ganiu, nuk e di që e kam sharë ndonjëherë.

E sa i përket Bucit, kemi bërë hajgare shumë shpesh. Kur e ka sharë Buci – Adrin, i kam thënë pse po e shan”, ka thënë Santiana.

Për më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat