Prishja e miqësisë – Santiana tha se nuk e përkrahu, reagon Alba

Mediale Vip

Prishja e miqësisë – Santiana tha se nuk e përkrahu, reagon Alba

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 10:20
Santiana dhe Alba

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukaj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Santiana Malokut, rreth prishjes së shoqërisë së tyre.

Alba ka reaguar në Instagram, ku tregoi se çfarë në të vërtetë ka ndodhur mes tyre.

Ajo tha se Santiana ka qenë ajo e cila nuk i është përgjigjur telefonatave të saj, ndonëse e ka përkrahur dhe nuk ka folur keq për të në intervista pasi doli nga shtëpia.

Alba tutje tha se e ka ndihmuar me rroba duke i dërguar asaj pako sa ishte brenda, madje i ka rezervuar edhe një fustan që të shkëlqente në një Prime.

Në reagimin e saj, Alba tha se kjo do të jetë hera e fundit që do të flasë rreth kësaj çështjeje, duke përmendur edhe problemet shëndetësore që kishte dhe se motra i kishte menaxhuar Instagramin.

Image
Reagimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat