MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e re “Anija Kozmike”

Mediale Vip

MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e re “Anija Kozmike”

Më: 4 mars 2024 Në ora: 17:41
Mc Kresha dhe Lyrical Son

Kreshnik Fazliu dhe Festim Arifi kanë prezantuar së fundmi albumin e tyre të ri të quajtur “1618”.

Ky projekt madhështor tashmë është i disponueshëm në platformat muzikore nga 16 shkurti.

Megjithatë, disa nga këngët i kanë sjellë të kompletuara edhe nga ana vizuale.

“Anija Kozmike” titullohet e fundit që është shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vetë artistët me ‘beat’ nga Strike Beatz.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga PressPlay me video të drejtuar nga Andi Deçani.

Në album kanë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur si: Young Zerka, Elinel, Ledri Vula, Lumi B, Vig Poppa, Era Istrefi etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat