Në pritje të një djali/ Evi surprizohet nga Kledi në studio: I ngjan asaj

Mediale Vip

Në pritje të një djali/ Evi surprizohet nga Kledi në studio: I ngjan asaj

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 14:37
Evi Reçi dhe Kledi Hysa

Evi Reçi dhe Kledi Hysa do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti është në pritje të një djali, sakaq, gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme, Evi Reçi ka marrë një surprizë shumë të bukur prej partnerit të saj.

Teksa në sfond këndohej bashkëpunimi i Evi Reçit dhe Flor Mumajesit, “I ngjan asaj”, Kledi ka hyrë në studio me karrocën e bebushit.

Por më të bukur këtë surprizë e kanë bërë gjestet e Kledit, i cili duke pretenduar se në karrocë qëndron bebushi i tij dhe i Evit, i këndon “I ngjan asaj” duke u drejtuar me gisht nga Evi.

Epo se kujt do ti ngjaj bebushi i çiftit, duhet të presim dhe pak për ta parë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat