Aktorja Anila Bisha nuk është gjendur ndonjëherë në situata të tilla, ndoshta e lehtësuar edhe pak prej faktit që bashkëshorti i saj është regjisor.
Madje, njëherë ‘e urdhëroi’ ai që të bënte një skenë të tillë, çka rezultoi edhe në shumë të qeshura.
Anila Bisha: Unë, ndryshe nga Rozi, e kam burrin regjisor dhe nuk kam fare komplekse të tilla. Edhe te filmi i fundit, ishte një skenë që duhet të zhvishesha pas një xhami të banjës dhe madje më kapi e qeshura, i thashë çfarë thua, seriozisht e ke ti që do të zhvishem unë aty?
“Ik tani, shpejt, bëj atë se jam kështu, mos më ngacmo, ik tani bëje “ tha. Unë nuk kam pasur, edhe në teatër ka qenë një shfaqje “Lojëra në oborrin e pasmë që ka një skenë përdhunimi vajza”. Edhe si natyrë vetë, nëse gjërat janë të justifikuara dhe realizohen bukur, asnjëherë nuk janë vulgare dhe asnjëherë nuk do të priten keq nga publiku. Nëse janë të sforcuara dhe të qëllimta…