Kourtney Kardashian hedh në treg suplementin për humbje peshe

Mediale Vip

Kourtney Kardashian hedh në treg suplementin për humbje peshe

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 13:54
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian po ndjek trendin e humbjes së peshës dhe ka hedhur në treg kapsulat e reja Lemme GLP-1.

Ylli i “Kardashians”, publikoi në Instagramin zyrtar të kompanisë, ato që disa tashmë i referohen si kapsula të stilit Ozempic.

“Duke prezantuar Lemme GLP-1 Daily,” shkruhej në mbishkrimin e postimit. “Një inovacion i rëndësishëm në shëndetin metabolik, i formuluar për të rritur natyrshëm prodhimin e GLP-1 të trupit tuaj, për të reduktuar oreksin dhe për të promovuar humbje të shëndetshme të peshës.”

Lemme vuri në dukje në një deklaratë zyrtare për shtyp se shumë nga klientët e tyre po kërkonin një zgjidhje GLP-1 “pa efekte anësore”, e cila frymëzoi Kardashian për të formuluar suplementin me bazë bimore.

“Kemi kaluar vite duke punuar me bordin tonë këshillues mjekësor për të formuluar Lemme GLP-1 Daily në suplementin GLP-1 më efektiv dhe më të hulumtuar në treg,” shpjegoi Kourtney.

“Jam e emocionuar dhe krenare për formulimin tonë të fundit që përdor përbërës të studiuar klinikisht dhe të patentuar për të rritur nivelet e GLP-1 në trup, në mënyrë natyrale.”

Funksioni i tyre kryesor është të “ulin nivelet e glukozës në serum dhe në këtë mënyrë të menaxhojnë metabolizmin”, sipas organizatës. Ozempic – një ilaç diabeti i popullarizuar në mesin e të famshëmve për përfitimet e humbjes së peshës – klasifikohet si një agonist GLP-1.

Megjithatë, ndryshe nga agonistët GLP-1 me recetë si Ozempic, Lemme GLP-1 Daily “nuk përmban hormonin sintetik GLP-1 dhe nuk është një ilaç agonist GLP-1”, sqaron një njoftim për shtyp nga kompania.

Suplementi i ri i Kardashian është një alternativë me bazë bimore GLP-1 që përfshin tre ekstrakte bimore: ekstraktin e frutave të limonit Eriomin, ekstraktin e shafranit Supresa dhe ekstraktin e frutave të portokallit të kuq Morosil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat