Këngëtarja e njohur Taylor Swift, ka dhuruar 5 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga uraganet Helene dhe Milton.
Pa e marrë veten ende nga Helene, uragani Milton ka pushtuar një pjesë të Amerikës ku 2 milionë familje dhe biznese janë evakuuar.
Të tjerë, të mbetur në zonat me rrezikshmëri të lartë, si Florida, kanë humbur jetën. Është akoma e pamundur të bëhet bilanci i viktimave dhe dëmeve.
Gjesti i Taylor Swift është cilësuar si mjaft bujar. Claire Babineaux-Fontenot, e cila drejton organizatën jofitimprurëse Feeding America, tha se “do të ndihmojë komunitetet të rindërtohen dhe të rimëkëmben, duke ofruar ushqim, ujë të pijshëm dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese”.