Gjesti -Loredanës: Në krevat keni qejf me…

Mediale Vip

Gjesti -Loredanës: Në krevat keni qejf me…

Më: 7 mars 2025 Në ora: 18:08
Loredana,Gjesti

Dita e sotme ka nisur me zhurmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Teksa Loredana dhe Gjesti ndodheshin në dhomën e grimit, banorja ka nisur që të ironizojë këngëtarin.

Në një moment ai iu afrua Loredanës dhe ajo duke qeshur i tha:

“O gjesti hë? Ça ke zemra, më thuaj. Po të pashë minuta më shumë në sy do të thuash se u dashurova me ty, se ti kështu e ke, të gjitha vajzat dashurohen me ty”.

Ndërkohë ai u shpreh se asnjë vajzë në shtëpi nuk e ka parë me atë sy dhe nuk i ka interesuar. Gjesti shton se vajzat kanë pasur qejf që të luanin me të.

“Nuk jam Cristiano Ronaldo me u dashuruar ju me mua. Jam njeri i thjeshtë, ju vdisni të bëni lojë me mua, në krevat keni qejf me ardhë me bërë lojë, me bë sherr me mua”, tha banori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat