Teuta Selimi dhe Buraku sjellin këngën e re “Për ty po dehem”

Mediale Vip

Teuta Selimi dhe Buraku sjellin këngën e re “Për ty po dehem”

Më: 24 mars 2025 Në ora: 23:45
Teuta Selimi

Teuta Selimi dhe Burak Vehapi nga Grupi Fama janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Kënga e dyshes së njohur të shoubizit, e zhanrit baladë, mban titullin “Për ty po dehem”.

Ky projekt tanimë është i kompletuar edhe nga ana vizuale, ku artistët vijnë me një interpretim të ndjerë.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Markel Goga me producim nga Fatjon Miftari.

=Për ‘beat’-in u përkujdes po ashtu Miftari në bashkëpunim me Leon Hajdarin.

=Këngën të plotë tani e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Selimit.

Pritet që ky duet do të pëlqehet nga fansat e tyre, që janë të shumtë në numër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat