Aldo Marku është një nga banorët që ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” që ditën e parë që nisi reality show. Në rrugëtimin e tij të gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai ka patur momente të bukura me shumë të qeshura, por edhe debate të forta.
Gjithashtu në këtë eksperiencë nuk kanë munguar as lotët. Madje edhe ditën e sotme Aldo është përlotur teksa qëndronte vetëm në oborr dhe binte shi.
Këtë moment familjarët e tij e kanë postuar në profilin e “Instagram”-it dhe krahas shkruajnë:
“Në sytë e tij shihet një mall i pashprehur, një dhimbje e ëmbël që vetëm një baba mund ta ndiejë. Larg zhurmës dhe dritave të Big Brother-it, zemra e tij rreh për vajzën e tij, Akirën, dhe familjen që i jep kuptim çdo dite. Lotët e tij nuk janë dobësi, por dashuri e pastër. Një dashuri që as muret e shtëpisë më të famshme nuk mund ta mbajnë larg. Ai numëron ditët, duke pritur momentin kur do t’i përqafojë sërish, duke i treguar sa shumë i mungojnë.
You’re strong, Aldo! 🤍”.
Kujtojmë se banori e ka takuar një herë të bijën pasi vendosi që të thyente kutinë e emergjencës ku kishte një takim. Akira hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ku qëndroi pak kohë ma babain e saj dhe u njoh me banorët e tjerë.