“Escada”, me imazhin e artistes shqiptare Donna Dafi, ka pushtuar industrinë botërore

Mediale Vip

“Escada”, me imazhin e artistes shqiptare Donna Dafi, ka pushtuar industrinë botërore

Nga: M.L. Më: 10 prill 2025 Në ora: 08:37
Donna Dafi

Në çdo shtet dhe në çdo qendër më të madhe dhe më të frekuentuar në mbarë botën, reklamat e brendit “Escada”, me imazhin e paprekshëm të artistes shqiptare Donna Dafi, menjëherë të tërheqë vemendjen.

Reklamat, të cilat janë publikuar edhe në platformat digjitale, kanë marrë shumë komente nga adhuruesit në llogarinë zyrtare të brendit.

Ata e kanë quajtur Donna Dafin mbretëreshë, të guximshme, sensuale, magjepsëse, etj. “Escada”, në promocionin e saj ka përfshirë edhe këngen e Donna Dafi të titulluar "Bali Paradise".

Kjo këngë, e cila është krijuar ne bashkëpunim me brendin, pritet të bëhet një hit i verës në mbarë botën.

Përveç printimeve të mëdha që shfaqen në qendrat më të frekuentuara, “Escada” ka shfaqur imazhin e saj të ri edhe në të gjitha platformat digjitale.

Në vitin 2019, një tjetër këngëtare me famë botërore, Rita Ora, ishte fytyra e brendit “Escada”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat